Zbulohet pyetja që rusët do të donin t’i bënin Putinit – dhe sigurisht ka të bëjë me luftën në Ukrainë

10 months ago 5

Rusët janë më të interesuar të pyesin Vladimir Putinin se kur do të përfundojë pushtimi i Ukrainës, sipas një sondazhi të ri.

Qendra Levada – një organizatë e pavarur e votimit me bazë në Moskë – pyeti rusët se çfarë pyetjeje do të donin t’i bënin presidentit të tyre në atë që njihet si “linja e drejtpërdrejtë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ngjarja politike vjetore televizive do ta shohë Putinin t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve drejtpërdrejt për disa orë dhe është planifikuar të zhvillohet më 14 dhjetor.

Dhe rezultatet e sondazhit treguan se 21% e rusëve duan të dinë se kur do të përfundojë lufta.

Kur do të ketë paqe? Kur do të përfundojë “operacioni special ushtarak”? Kur do të fitojmë? dhe Kur do të përfundojë mobilizimi? – paraqiten gjithashtu si variacione të pyetjes.

Putin përballet me një kundërshtim në rritje nga kombi lidhur me luftën.

Kjo u bë e dukshme pas protestave masive në reagim ndaj mobilizimit të pjesshëm të rezervistëve të ushtrisë vitin e kaluar.

Sondazhi u krye duke përdorur një kampion përfaqësues prej 1625 personash në 137 vendbanime të Federatës Ruse. /Telegrafi/

Read Entire Article