Zekiç: Partizani beson tek kualifikimi

1 year ago 28
Reklamë
12:34 12/07/2023

Të kuqtë barazuan sfidën me Bate Borisov

Barazimi 1-1 ndaj Bate Borisov vetëm sa e mban Partizanin në lojë për ndeshjen e kthimit. Tashmë që goli në fushë kundërshtare nuk vlen, çdo gjë mbetet e hapur për sfidën e dytë që do të luhet javën e ardhshme në Hungari. Por ajo që bën optimist të kuqtë është reagimi i skuadrës pas golit të pësuar. Fakti që skuadra bëri lojë të mirë, jep shpresa për kualifikimin për në turin e dytë.

“Bëmë presing të lartë në pjesën e parë, u tërhoqëm në të dytën për të pritur momentin e duhur. Në mundësinë e parë, BATE na shënoi, por falë Zotit edhe ne shënuam. Duhet të jemi më të shpejtë dhe të luajmë më me agresivitet. Të shfrytëzojmë këto 7 ditë që kemi për t’u përgatitur sa më mirë”.

Nuk është pa shpresa as trajneri i Bate.

“Ishte lojë e fortë. Të dyja skuadrat kishin raste. Nuk jemi të kënaqur, por mund të them që ishte një rezultat i mirë duke patur parasysh vështirësitë që po kalon skuadra. Na mungoi freskia. Pas një jave do të duhet të jemi të çlodhur, dhe mendoj se do të tregojmë një lojë tjetër. Tashmë e njohim kundërshtarin dhe mund të bëjmë diçka”.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 18 Korrik në “Városi Stadium” në qytetin Mezőkövesd të Hungarisë pasi UEFA ka ndaluar që në Bjellorusi të zhvillohen aktivitete të organizuara prej saj.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article