Zelensky flet për përpjekjet e Moskës për ta vrarë

10 months ago 5
18:11 21/11/2023

Presidenti ukrainas për atentatet: Është si Covidi, mësohesh me kalimin e kohës

Në një intervistë ekskluzive për ‘The Sun’ presidenti ukrainas Volodimir Zelensky ka folur për përjekjet e Moskës për ta vrarë atë.

“Përpjekja e parë për atentat është shumë interesante…Ajo ishte e para dhe të tjerat që erdhën pas saj, ishin si Covidi. Në përpjekjen e parë, askush nuk di se çfarë duhet të bëjë, dhe është i frikësuar, por pas saj sikur mësohesh.”

Ai pretendoi se shërbimet ukrainase të inteligjencës kanë zbuluar përpjekje të përsëritura për ta vrarë atë që nga fillimi i luftës, më 24 Shkurt të vitit të kaluar.

Zelensky është shprehur gjithashtu se Kremlini po planifikon ta rrëzojë atë para fundit të vitit, në një mision të quajtur Maidan 3, një referencë ndaj revolucionit të 2014-ës.

Forcat speciale ruse zbritën me parashutë në Kiev për ta vrarë atë në ditën e parë të luftës më 24 Shkurt të vitit të kaluar.

Por kur zyrtarët britanikë dhe amerikanë u ofruan të largonin Presidentin nga kryeqyteti mes frikës se qeveria e tij mund të binte brenda disa orësh, ai u përgjigj me: “Unë kam nevojë për municione, jo një udhëtim”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article