Zemaj thotë se LDK do të rikthehet në pushtet: Do t’i rikthejmë në binarë raportet me SHBA

2 hours ago 16

Politika

Nga: P.R. Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 22:02

Armend Zemaj

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi më 13 nëntor senatorin Marco Rubio si sekretar i Shtetit.

Poashtu, Trump ka nominuar edhe John Ratcliffe si drejtor i ri për të udhëhequr CIA-n.

Si Rubio, ashtu edhe Ratcliffe njihen një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve pasi kanë lidhje të forta me komunitetin shqiptaro-amerikan.

E sipas deputetit të LDK-së, Armend Zemajt, këto emërime tregojnë seriozitetin e administratës Trump , si dhe janë tregues i mirë për rajonin tonë.

Emërimet në pozitat kyqe të administratës Trump, tregojnë seriozitetin, përvojën dhe fuqinë politike si personalitete të jetës publike, por është tregues i mirë se kanë edhe njohjen e zhvillimeve në rajon apo ku jetojnë shqiptarët”, shprehet Zemaj për “Bota sot”.

Siç thotë ai, Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i rikthejnë në binarë marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne vlerësojmë mbështetjen e SHBA-ve nëpër të gjitha etapat, por për të ecur sigurtë tutje, LDK me udhëheqjen e ardhshme të qeverisë do të rikthejë dhe forcojë marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosovës, duke i ruajtur interesat tona kombëtare dhe aleancën me SHBA , NATO e BE”, përfundon deputetit i LDK-së, Armend Zemaj.

comment

Read Entire Article