Zeneli me asistim në fitoren e Adana Demirspor, sulmuesi anësor ka filluar ta gjejë formën    

10 months ago 21

Arbër Zeneli sot ishte vendimtar me një asistim që në fund doli të jetë edhe i pikëve të plota për skuadrën turke, Adana Demirspor në duel me Antalyaspor që u mbyll 2-1 në të mirë të vendasve.

Sulmuesi i krahut që hyri në lojë në minutën e 39-të dhe asistoi për golin e 2-0 në fundin e pjesës së parë.

Ky ishte asistimi i parë për Zenelin në këtë edicion në Superligën e Turqisë.

🇹🇷 Arber Zeneli with hist first assist for Adana Demirspor! 🅰️
pic.twitter.com/8MYees6KL7

— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) December 24, 2023

28-vjeçari luajti deri në fund të ndeshjes dhe ishte paraqitja e tij e 10-të.

Te Antalyaspor luajti Zymer Bytyqi nga minuta e parë, por që u zëvendësua pas 45 minutash.

Zeneli dhe Bytyqi në këtë verë kanë kaluar në Superligën e Turqisë, pasi në sezonin e shkuar ishin te Remis, respektivisht te Olympiacos. /Telegrafi/

Read Entire Article