Zgjedhja e sekretarit të Këshillit Bashkiak në Bulqizë, debate të ashpra gjatë mbledhjes

9 months ago 16

Pas dështimit të mbledhjes së kaluar për të zgjedhur sekretarin e Këshillit edhe këtë radhë nuk kanë munguar debatet e ashpra mes këshilltarëve të djathtë dhe kryetarit të Këshillit, ku anëtarët e opozitës i kanë kërkuar që në kandidim të mos jetë për herë të dytë Klodian Reçi pasi ai nuk kishte arsimin përkatës.

Në dosjen e tij rezultonte masteri para diplomës baçelor, por me shumicën e kartonit pro nga ana e këshilltarëve të majtë, kandidati Reçi u propozua për kandidim i vetëm.

Gjatë seancës anëtarët e opozitës i kërkuan kryetarit të këshillit që tu jepej mundësi edhe kandidatëve të tjerë të cilët kishin dorëzuar dosjet për kandidim, por kjo nuk u mor parasysh, ndaj u munduan të bllokojnë votimin duke dëmtuar materialet zgjedhore.

Ndërkohë votimi u bë i fshehtë, ku nga 21 këshilltarë votuan 15 anëtarë, pasi anëtarët e opozitës e bojkotuan votimin.

Në përfundim të procesit kandidati Klodian Reçi i vetën në garë arriti të siguronte 11 vota, 4 vota kudër dhe 1 votë e pavlefshme.

Tashmë çështja do t’i kalojë Prefektit të qarkut Dibrës, por nuk përjashtohet edhe ankimimi në gjykatë.

Top Channel

Read Entire Article