Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hapur rrugë mbledhjes së nënshkrimeve për zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës.
Ky institucion u ka kthyer përgjigje kryesuesve të kuvendeve komunale në Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq për të formuar grupin iniciues.
KQZ përmes këtyre përgjigjeve të ndara ka njoftuar se tre grupet iniciuesi që janë të përbëra nga tre anëtarë janë votues të regjistruar në komunat përkatëse.
KQZ po ashtu i ka bërë të ditur numrat e nënshkrimeve që duhet të mblidhen për të çuar këto komuna në zgjedhje.
Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në Komunën e Leposaviqit është 13441, nga ky numër 2691 përbëjnë 20%. Në Zubin Potok numri është 6732, 20% është 1347 dhe në komunën e Mitrovicës së Veriut numri i votuesve është 18199, 3640 votues përbëjnë 20% të votuesve
E vetmja komuna që ka mbetur pa grup iniciues për mbledhjen e nënshkrimeve është ajo e Zveçanit, për shkak të refuzimit të kërkesës.
Pas formimit të grupeve iniciuese, tashmë ka mbetur caktimi i lokacionit në një hapësirë publike dhe mbledhja e nënshkrimeve për të cilën grupi ka kohë 30 ditë.
Pas kësaj, nënshkrimet e mbledhura dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për verifikim e pastaj organizohet votimi për shkarkimin e kryetarëve aktual.
Top Channel