“Serbia do të jetë gjithmonë rrezik për Kosovën”/ Zbardhet mesazhi i fuqishëm që Kurti dha me deklaratën e tij - ky është lajmi i keq për Vuçiqin!

1 day ago 899

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia do të jetë gjithmonë rrezik për vendet që e pengojnë projektin e ashtuquajtur “bota serbe”.

Përveç Kosovës, Kurti ka përmendur edhe Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën si vende që “ngacmohen” nga Serbia.

“Përderisa elita e saj autoritare vazhdon të propagandojë dezinformata, të mobilizojë trupa përgjatë kufirit tonë dhe të refuzojë të ndjekë penalisht terroristët që vranë rreshterin tonë të policisë një vit më parë në Banjskë të Zveçanit, Serbia gjithmonë do të përbëjë rrezik të madh për sigurinë jo vetëm të Kosovës, por edhe të vendeve të tjera fqinje që i pengojnë projektit të ‘Serbisë së Madhe’, që tani e quajnë ‘bota serbe’, përkatësisht Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina po ngacmohen përveç Kosovës”, ka thënë Kurti.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani.

Ai thotë se projekti i Serbisë për “Botë serbe” është paralajmëruar gjithmonë mirëpo që fatmirësisht i dështon.

Image

Amir Shabani

Gjithashtu Shabani thotë që Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë është drejt shkrirjes në botën serbe, poashtu edhe Republika Srpska në BiH.

Serbia gjithmonë ka paralajmëruar projektin "Bota serbe" në Ballkanin Perëndimor, por fatmirësisht i dështon. Është e vërtetë se ngacmimet e tilla Serbia i bën me vendet e rajonit, sidomos që flasin gjuhën e ngjashme, mirëpo rajoni është lodhur nga iniciativat dhe tentativat e tilla të Vuçiqit dhe është fokusuar në integrimin e plotë në BE. Nga kjo nënkuptohen se edhe Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë është drejt shkrirjes në botën serbe, poashtu edhe Republika Srpska në BiH”, u shpreh ai.

Në fund, ai nënvizon që ndërkombëtarët duhet të menjanojnë këto nisma të Serbisë.

“Rajoni në partneritet me SHBA-në dhe BE-në duhet t'i menjanojnë këto nisma të Serbisë që realisht kanë qëllim destabilizimin dhe kanosjes e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Shabani për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article