Zhgënjen Shqipëria, Gjeorgjia “gjunjëzon” kuqezinjtë në Air Albania

1 week ago 25
Reklamë

Kombëtarja shqiptare është mundur me rezultatin 0-1 në ndeshjen e sotme në “Air Albania” përballë Gjeorgjisë, duke zhgënjyer jo pak mijëra tifozë në stadium, por edhe ata që e kanë ndjekur nga shtëpitë.

Pas një pjesë të parë të barabartë, ku të dyja skuadrat patën secila nga gjashtë raste të pastra shënimi, pa asnjë gjuajtje në portë, pjesa e dytë solli një tjetër ritëm.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes gjerogjianët arritën të zhbllokojnë rezultatin me një goditje të forta nga jashtë zone.

Ishte Koçorashvili i cili në minutën e 71 shkarkoi të djathtën e tij duke prekur fillimisht traversën dhe më pas topi përfundon në rrjetë.

Gjeorgjianët patën një tjetër rast për shënim në minutat e fundit të sfidës, por Starakosha nuk e lejon.

Pas kësaj side Gjerogjia mban vendin e parë me 6 pikë të plotë, në vend të dytë Shqipëria me pikë të barabarta me Çekinë por me golavarzh më të mirë. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article