Zhgënjimi te Partizani pas eliminimit nga Champions

1 year ago 26
Reklamë
14:20 19/07/2023

“Të kuqtë” do të luajnë në turin e dytë të Ligës së Konferencës

Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, Partizani do të vazhdojë garën në Europë në Ligën e Konferencës. Kundështari i “të kuqve” në turin e dytë kualifikues do të jetë ekipi nga Andorra i Atletik D’Eskaldes. Takimi i parë për ekipin e drejtuar nga Zoran Zekiç do të luhet në transfertë më 27 Korrik, ndërsa ai i kthimit do të zhvillohet në kryeqytet më 3 Gusht.

Kryeqytetasit u mundën me rezultatin e përgjithshëm 3-1 nga bjellorusët e Bate Borisov. Në përfundim të sfidës, tekniku kroat tha se ishte i zhgënjyer me rezultatin dhe me faktin se futbollistët e tij nuk arritën të shënonin, pavarësisht rasteve dhe u ndëshkuan në gabimin e parë. Edhe Struga e drejtuar nga Shpëtim Duro u eliminua nga Liga e Kampioneve. Ekipi shqiptar u mposht 2-1 me rezultatin e përgjithshëm nga lituanezët e Zalgiris.

Kampionët e Maqedonsië së Veriut do të konkurrojnë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të përballen me Buduçnost të Podgoricës.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article