Zinchenko ‘thyen’ heshtjen pas gabimit që bëri ndaj Wolves

10 months ago 16

Arsenal e vazhdoi serinë e fitoreve të shtunën duke mposhtur me rezultat 2-1 ekipin e Wolverhampton, falë golave nga Bukayo Saka dhe Martin Odegaard.

“Topçinjtë” mund të kishin shënuar katër apo pesë gola, në rast se Jesus, Nketiah dhe Trossard do të tregoheshin më të saktë para portës.

Matheus Cunha shënoi për mysafirët falë një gabimi të Oleksandr Zinchenkon i cili humbi topin në një zonë mjaft të rrezikshme.

Cunha më pas me lehtësi e mposhti portierin David Raya, por sidoqoftë Arsenali ia doli të menaxhojë mirë epërsinë e krijuar dhe morën tri pikë në fund.

Pas përfundimit të ndeshjes, Zinchenko përmes rrjeteve sociale ka thyer heshtjen rreth gabimit që bëri.

“Prano. Mëso. Ndeshja e radhës”, kishte shkruar ukrainasi në rrjetin social Instagram.

Pas përfundimit të ndeshjes, Arteta në konferencën për shtyp lavdëroi aftësinë e Zinchenkos për të mbajtur topin.

“Ju duhet ta duani atë, ashtu si është. Çdo lojtar ka pikat e forta dhe dobësitë. Alex ka më shumë pika të forta”, kishte thënë tekniku spanjoll fillimisht kur u pyet për gabimin e Zinchenkos.

“Kjo mund t’i ndodhë çdo lojtari. Ne duhet të mësojmë nga ajo dhe të vazhdojmë përpara”, përfundoi ai.

Arsenali ka fituar pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe momentalisht është lider i tabelës me 33 pikë por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Manchester City që ka 29 sosh dhe luan sot (e diel) përballë Tottenhamit në “Etihad”./Telegrafi/

Read Entire Article