Zjarr, kaos dhe dhunë/ PS kërkesë për masa ndëshkimore ndaj 24 deputetëve demokratë, Këshilli i Etikës vendos nesër, merren në shqyrtim pamjet filmike dhe…

1 month ago 26

Është depozituar në Kuvend kërkesa e një grupit të deputetëve të PS për masa ndëshkimore ndaj 24 deputetëve të PD.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se kërkesa pritet të merret në shqyrtim nga Këshilli i Etikës, që mësohet se do të mblidhet ditën e nesërme.

Këshilli ka 48 orë orë nga dorëzimi i kërkesës për ta marrë në shqyrtim.
Pritet të shqyrtohen një sërë aktesh dhe të shihen filmimet e asaj që ndodhi dje brenda dhe jashtë Kuvendit.

Pritet të shihet se cilat janë masat që do të miratohen, referuar Rregullores.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article