Rana e Hedhun konsiderohet si zona më e rrezikuar nga zjarret në Qarkun e Lezhës.
Gazetari Osman Stafa në një raportim për News24 shprehet se flakët po i afrohen edhe banesave, ndërsa banorë të zonës janë angazhuar në një operacion, krah pjesëtarëve të zjarrfikësve dhe ushtarëve, për fikjen ose lokalizimin e flakëve.
Osmani tha se beteja me flakët po vijon në të gjithë kurorën e Shëngjinit. Banorëve iu është kërkuar të evakuohen nga Shëngjini dhe Rana e hedhun, ku situata paraqitet më e rënduara.
Në luftë me flakët janë angazhuar edhe dy avionë në kuadër të ndihmës së mekanizmit të BE-së, kundër zjarreve.
Një helikopter Cougar i FA-së gjithashtu është angazhuar në operacionin për fikjen e zjarrit, së bashku me dy avionët e ofruar nga BE.
Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në operacionin për lokalizimin e flakëve, për të mos lejuar që zjarri të arrijë në banesa që janë vetëm pak metra larg flakëve.
Gazetari Stafa tha se gjithashtu në lagjen e Portit është një depozitë gazi rreth 5 mijë litra, por tha se ajo është e siguruar nga strukturat e policisë së shtetit, që kanë krijuar një zonë sigurie.
Gjithashtu flakët rrezikojnë edhe varrezat, ndërsa banorë tv zonës janë angazhuar për ti mbrojtur ato.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb