Situata e zjarreve në Shëngjin është më problematikja në të gjithë vendin, ndërsa era e fortë ka favorizuar flakët të përhapen, madje edhe t’i afrohen banesave apo resorteve buzë detit.
Si pasojë e flakëve një ndërtesë 3 katëshe është përfshirë nga flakët. Duket se djegia e banesës është favorizuar edhe nga fakti se çatia e saj ishte prej druri, ose me veshje druri.
Video e mëposhtme tregon atë se çfarë ka ndodhur. Situata më problematike në Qarkun e Lezhës është në kurorën e Shëngjinit, për shkak të pishave që digjen shpejt dhe flakët përhapen me lehtësi. Një helikopter dhe dy avionë janë përdorur në orët e pasdites për të izoluar vatrat e zjarrit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb