Zjarri nuk kursen as kafshët, digjen dhjetëra drerë në Rodos

1 year ago 16
Reklamë

Vazhdon zjarri masiv në Rodos.

Zjarrfikësit thonë se e kanë perimetrizuar dhe do ta vënë nën kontroll me gjasa deri në darkë. Në total janë evakuuar më shumë se 20.000 persona, shumica turistë.

Autoritetet thonë se dëmet në ekonominë e ishullit janë katastrofike.

Operatorët po i transportojnë turistët ne vendet e origjinës ndërsa në aeroportin e Rodosit po funksion zyra e krizave te ministrisë se Jashtme greke e cila merret me dërgimin ne destinacion të turisteve që duan të ikin.

Qeveria ka marrë me qira avionë për të mbuluar me kostot e saj te evakuimi për turistet të cilët kane dëshirë të kthehen. Kjo zyrë koordinohet me ambasadat përkatëse dhe mundëson udhëtimin për turistët të cilët kanë humbur dokumentet prej zjarreve në hotelet e zonës.

Dëme tepër të mëdha ekologjike janë regjistruar. Janë djegur mijëra hektarë pyje dhe kullota ndërsa dëme të mëdha ka pësuar erdhe dreri i Rodosit, një specie e mbrojtur.

Në zonë janë dërguar ekspertë për të vlerësuar dëmet me qëllim dhënien e ndihmave për të prekurit.

Top Channel

Read Entire Article