Për herë të parë që nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës, një zyrtar i lartë i Hezbollahut libanez foli për gatishmërinë e Hezbollahut për të nisur një luftë të gjithanshme kundër Izraelit.
Një anëtar i bllokut të Hezbollahut në parlamentin libanez, Nawaf al-Moussawi, tha se pas sulmit nga grupi militant palestinez Hamas mbi Izraelin më 7 tetor, Hezbollahu e pyeti Hamasin nëse ishte e nevojshme të fillonte një luftë kundër Izraelit në kufirin verior, transmeton Telegrafi.
“I pyetëm vëllezërit tanë në Gaza se çfarë mund të bëjmë. Nëse ne fillojmë një luftë gjithëpërfshirëse në Liban, a do ta ndalojë kjo konfliktin në Gaza apo jo? Përgjigja e tyre ishte se konflikti në Gaza nuk do të ndalet. Vetëm duke mundur Izraelin në Gaza (a do të ndalojë)”, tha al-Moussawi në një intervistë me Al-Manar, kanalin zyrtar televiziv të Hezbollahut.
Siç shkruan Jerusalem Post, që nga fillimi i ofensivës në Gaza, Hezbollahu ka sulmuar çdo ditë ushtrinë izraelite dhe civilët në kufirin verior.
Kjo rezultoi në një shkëmbim zjarri midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, duke rezultuar në viktima dhe dëme materiale në të dy vendet. /Telegrafi/