Zyrtare: Barcelona blindon Alejandro Balden me kontratë të re, i vendos klauzolë të ‘çmendur’

1 year ago 33
Reklamë

Alejandro Balde është zbulimi i sezonit të kaluar te Barcelona, me mbrojtësin që shkëlqeu shpejtë dhe zuri vend në formacionin bazë të katalunasve.

Mbrojtësi i majtë tani është blindur me kontratë të re te Barcelona dhe do të mbetet gjatë në këtë klub.

Gjiganti kataluans ka njoftuar ditën e sotme se kanë vazhduar kontratën me Balden deri në verën e vitit 2028, derisa nënshkrimi do të bëhet të enjten.

𝐁𝐚𝐥𝐝𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟖 💙❤️ pic.twitter.com/z7Nn8ts2fM

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 20, 2023

19-vjeçari ka edhe një klauzolë të re te Barcelona dhe ajo skuadër që dëshiron transferim e tij duhet të paguaj 1 miliard euro.

Barça ka njoftuar se Balde të enjten do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën dhe do të mbajë një konferencë për shtyp.

Alejandro Balde is a culer.
💙❤️ pic.twitter.com/YGL7PYIaWm

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 20, 2023

Reprezentuesi spanjoll ka zhvilluar 56 ndeshje zyrtare me katalunasit ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/

Read Entire Article