Zyrtare: Beppe Marotta, president i ri i Interit

3 months ago 7
Reklamë

Klubi italian, Interi ka konfirmuar zyrtarisht se Giuseppe ‘Beppe Marotta’ është emëruar si presidenti i ri i klubit.

Marotta është emëruar presidenti i ri i Interit nga pronarët e klubit Oaktree, pasi kishte shërbyer si drejto i përgjithshëm i Nerazzurrëve që nga viti 2018 pas një periudhe tetëvjeçare në Juventus.

“FC Internazionale Milano SpA njofton sot emërimin e propozuar të Giuseppe Marotta si President i ri dhe përbërjen e re të Bordit Drejtues të Klubit, i cili do të konfirmohet në një mbledhje të aksionarëve në Milano sot më vonë”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Emërimet e propozuara pasojnë ndryshimin e fundit në pronësi. Më 22 maj 2024, fondet e menaxhuara nga Oaktree Capital Management, LP (“Oaktree”) morën pronësinë e Interit pas mospagimit të huasë trevjeçare të Oaktree për kompanitë mbajtëse të Interit”.

“Si pjesë e fokusit të Oaktree në stabilitetin operacional dhe financiar për Interin, ajo ka propozuar emërimet e anëtarëve të rinj të Bordit të mëposhtëm:

Alejandro Cano, Drejtor menaxhues dhe bashkëdrejtues i Evropës për Strategjinë e Mundësive Globale të Oaktree

Katherine Ralph, Drejtore menaxhuese në Strategjinë e Mundësive Globale të Oaktree

Renato Meduri, Zëvendës President i Lartë në Strategjinë e Mundësive Globale të Oaktree

Carlo Ligori, bashkëpunëtor në strategjinë e mundësive globale të Oaktree

Delphine Nannan, Zëvendës Presidente e Lartë në zyrën e Oaktree në Luksemburg

Fausto Zanetton , drejtor i përgjithshëm i Tifosy Capital & Advisory

F.C. Internazionale Milano S.p.A. announces the proposed appointment of Giuseppe Marotta as President and new members to its Board of Directors

— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) June 4, 2024

“Bordi i ri bashkon ekspertizën nga e gjithë Italia dhe Evropa, duke përfshirë ekipin Oaktree që kanë partneritet me klubin që nga viti 2021. Anëtarët e rinj të Bordit do të ofrojnë përvojë dhe aftësi që janë thelbësore për ekzekutimin e objektivave afatgjata të Interit dhe arritjen e prosperitetit të qëndrueshëm, rritjen dhe suksesin për klubin”, mbyllet komunikata e Interit.

Interi fitoi pesë trofe gjatë qëndrimit të Marottas në klub, duke përfshirë dy tituj të Serie A. Një epokë e re nis sot për Nerazzurrët dhe 67-vjeçarin, një nga drejtorët më me përvojë në futbollin italian. /Telegrafi/

Read Entire Article