Zyrtare/ Conte ri-bashkohet me “Big Rom”, Lukaku futbollisti më i ri i Napolit

3 weeks ago 30
Reklamë

Romelu Lukaku është zyrtarisht një lojtar i Napolit. Sulmuesi është transferuar nga Chelsea për shumën e 30 milionë eurove. Po ashtu klubi londinez pritet të përfitojë dhe bonuse të tjera në të ardhmen.

Kujtojmë se më parë Lukaku ka luajtur në Seria A me Interin dhe Romën. Shpërthimin e tij e pati pikërisht te zikaltërit, që janë kampionët në fuqi. 31-vjeçari konsiderohet përforcim me peshë për Antonio Conten. Ky i fundit mori drejtimin e Napolit pikërisht në këtë sezon.

Read Entire Article