Zyrtare: Dukagjini prezanton Ismet Munishin

3 months ago 17
Reklamë

Ismet Munishi është rikthyer të punoj në Superligë dhe tani është zyrtarisht trajner i Dukagjinit.

Pas largimit të Armend Dallku që qëndroi katër vite në Klinë, Dukagjinii ka zyrtarizuar Ismet Munishin si shef të ri të shtabit teknik.

Klinasit kanë njoftuar se tanimë kanë një trajner të ri dhe kontrata me Ismet Munishin është nënshkruar në prani të presidentit Fabjan Veseli.

Njoftimi i plotë nga Dukagjini (pa ndërhyrje):

Ismet Munishi – Trajner i KF Dukagjinit.

Klinë, më 4 qershor 2024, sot në zyrat e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë.

Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës.

Na prift e mbara, Ismet Munishi. /Telegrafi/

Read Entire Article