Zyrtare: Lirim Kastrati ndryshon skuadër, transferohet në Poloni

8 months ago 11

Lirim Kastrati ka ndryshuar skuadër në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i Kosovës është larguar nga futbolli hungarez dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit rumun.

Pas tre viteve e gjysmë të kaluara te Ujpest, Kastrati karrierën do ta vazhdoj te skuadra polake Widzew Lodz.

Ai ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me klubin polak, megjithatë nuk janë bërë publike detajet e këtij transferimi.

"Jestem szczęśliwy, że mogę tutaj być i czekam już na pierwszy mecz. Miałem dobry czas w Ujpeszcie, który podobnie jak Widzew też jest klubem z historią, ale cieszę się, że wykonałem kolejny krok. Myślę, że to dla mnie dobre miejsce" – powiedział Lirim po podpisaniu kontraktu 🖊️ pic.twitter.com/AFymxzsaPI

— Widzew Łódź (@RTS_Widzew_Lodz) January 28, 2024

“Jam i lumtur që jam këtu dhe tashmë mezi pres ndeshjen e parë. Kam kaluar mirë në Ujpest, i cili ashtu si Widzew është një klub me histori, por më vjen mirë që bëra hapin tjetër”.

“Unë besoj se Widzew është një klub i mirë dhe i madh, dhe Polonia ka një ligë të fortë. Mendoj se është një vend i mirë për mua. Kur fola, kuptova se gjithçka ishte në vend në klub dhe projekti më zgjoi interesimin”.

Poznajcie nowego zawodnika Widzewa Łódź 🇦🇹

Przed Wami Lirim Kastrati! 🙌🏻 pic.twitter.com/bjIKII8b1G

— Widzew Łódź (@RTS_Widzew_Lodz) January 28, 2024

“Kam biseduar me drejtorin sportiv, i cili më ka bindur të marr vendimin. Dua të arrij të paktën aq sa në Budapest për të sjellë gëzim për tifozët. Kur bëhet fjalë për aftësitë e mia në futboll, jam i fortë dhe jap gjithçka sepse kështu duhet të luajë një mbrojtës. Do të mundohem ta tregoj në fushë”, ka deklaruar reprezentuesi kosovar. /Telegrafi/

Read Entire Article