1.2 milionë bileta për Euro 2024

1 year ago 59
Reklamë
15:56 14/09/2023

UEFA do të nisë shitjen nga 3 Tetori

Nga 3 Tetori tifozët e futbollit do të kenë mundësinë të aplikojnë për të blerë bileta për finalet e Europianit në faqen zyrtare të kampionatit EURO2024.com/tickets.

Në total janë 2.7 milionë bileta që do të hidhen në treg, 80% e të cilave do të jenë të dedikuara për tifozët e kombëtareve pjesëmarrëse.

Kuponët do të jenë në dispozicion duke filluar nga 30 Euro më e lira në ndeshjet e grupeve, deri në 1000 Euro për ndeshjen finale për pozicionin më të mirë në shkallët e stadiumit.

Mbi 1.2 milionë bileta do të dalin në shitje nga 3 deri më 26 Tetor.

Një milion bileta të tjera do të hidhen në shitje, në bashkëpunim të ngushtë me federatat kombëtare të përfshira, për tifozët e ekipeve pjesëmarrëse pas shortit të 2 Dhjetorit të këtij viti për fazën finale të turneut.

Do të ketë gjithashtu bileta për tifozët e kombëtareve që kualifikohen përmes play-off. Organizmi europian i futbollit ka vendosur që një aplikues të mund të blejë maksimumi deri në 4 bileta për ndeshje.

Për të penguar shitjen në treg të zi, UEFA do të prezantojë në pranverën e ardhshme një platformë të rishitjes së biletave.

Finalet e Europianit do të zhvillohen nga 14 Qershori deri më 14 Korrik të vitit të ardhshëm. Ndeshjet do të luhen në 10 qytete gjermane: Berlin, Këln, Mynih, Frankfurt, Hamburg, Dortmund, Leipzig, Gelsenkirchen, Shtutgart dhe Düsseldorf.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article