190 centimetra i gjatë dhe me këmbë prej “mesfushori”, Inter gjen në Brazil zëvendësuesin e Sommer

6 months ago 10

Inter ka nisur të mendojë për pasardhësin e Yann Sommer në portë. Zvicerianit i skadon kontrata në vitin 2026 dhe duke parë moshën (35-vjeç) e ish-gardianit të Bayern Munich, italianit nuk kanë ndërmend t’i rinovojnë kontratën. Kështu, zikaltërit po studiojnë një alternativë nga Brazili. Bëhet fjalë për Bento Matheus Krepski, gardiani i Athletico Paranaense. 24-vjeçari ka të dhëna të shkëlqyera, 190 centimetra i gjatë, elastik dhe me shumë teknikë në këmbë, ashtu siç kërkohet një portier modern.

Bento, së fundmi është bërë pjesë edhe e kombëtares së Brazilit duke fituar edhe më shumë vëmendje. Për portierin brazilian në garë është edhe Chelsea, megjithatë në kampin zikaltër janë optimist se mund ta bëjnë të tyrin për shifrën e 20 milionë eurove.

Kjo nuk është hera e parë që Inter afrohet me gardianin e Athletico Paranaense pasi edhe në verën e shkuar pati interes nga italianët, madje vetë Bento e pranoi se për të do të ishte një ëndërr transferimi në Milano. Këtë verë, ëndrra mund të bëhet realitet dhe ndoshta do të mjaftojë një këmbëngulje më e gjatë nga Inter për të siguruar kështu portierin e së ardhmes.

Read Entire Article