EMRI-FOTO/ Zi në futboll, ish-mesfushori i Interit humb jetën në fushë

4 hours ago 35

Skuadra e Interit është tronditur mbrëmjen e sotme pas një lajmi të trishtë, atë të dnarjes nga jeta të ish-legjendës së klubit zikaltër Luigi Rocca.

61-vjeçari Rocca ishte duke luajtur me miqtë kur nuk u ndie mirë dhe ra pa ndjenja në tokë. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, ai nuk mundi të rikthehej në jetë.

Sipas informacioneve të para , Roça ishte viktimë e një ataku kardiak. Një tronditje për të afërmit, familjen dhe për shokët dhe kundërshtarët e tij.

Në realitet, sipas dëshmive të raportuara nga Libertà.it, Rocca i kishte paralajmëruar lojtarët e tjerë për një problem që më pas e rrëzoi në tokë.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, por tentativat për ta mbajtur në jetë kanë rezultuar të kota.

Kush ishte Luigi Rocca

Karriera e Luigi Roça nisi në ekipin e të rinjve të Interit, klub me të cilin debutoi si profesionist në vitin 1981. Në fakt, në një ndeshje të Kupës UEFA ai zuri vendin e Lele Orialit.

Përsëri me zikaltrit ai bëri paraqitjen e tij të parë dhe të vetme në Serinë A, përpara se të zbriste një kategori për të marrë minuta.

Siena, Trento dhe Sanremese në C1, pastaj Taranto, Brindisi, Casertana, Piacenza, Siena dhe Fidenza.

Read Entire Article