2 shtatori rihap dyert e “Vila24”

2 months ago 33

Vila më e ngrohtë dhe e dashur e familjeve shqiptare tashmë është gati për të nisur sezonin e ri televiziv. Formati prej shumë vitesh identifikon emisionet e mëngjesit nën logon e “News24”. Prej më shumë se dy orësh transmetimi të drejtëpërdrejtë çdo mëngjes nga e hëna në të premte “News24” vazhdon të mbajë pranë vetes zonjat e zotërinjtë që mëngjesi i gjen në shtëpi. Me një target të veçantë amvisat e të apasionuarit pas kuzhinës e shijes ku një hapësirë e caktuar i dedikohet pikërisht tryezave tona.

Prej më shumë se dy orësh transmetimi të drejtëperdrejtë “Vila24” bëhet njësh me familjet tona duke sjellë natyrshëm atmosferën e shtëpive shqiptare.

Informacione utilitare mëngjesi që nga moti e këshillat e fillimditës, rubrikat lifestyle e të jetuarit shëndetshëm, tematikat sociale e aktuale nuk do të mungojnë edhe këtë sezon të ri.

Sipas stafit të “Vila24” të cilët janë në përgatitjet e fundit të nisjes së sezonit, java e parë rezervon miq të ftuar disa prej personazheve të dashur për publikun.

Spoti promovues i këtij sezoni ka zbuluar edhe mikëpritësen në kuzhinë, zonjën e dashur që publiku e do aq shumë e ka munguar në ekran prej shumë kohësh.

Katerina Gremo, zonja duarartë me një eksperiencë të gjatë në kuzhinë e në ekran rikthehet në “shtëpinë” e saj me receta të reja plot shije e ide për amvisat e “Vila24”.

Pyetjes “çfarë të gatuaj sot për drekë?” do i japë përgjigje çdo mëngjes zonja Katerina bashkë me shumë këshilla e sekrete të vlefshme për amvisat.

Reportazhet e realizuara në terren do të jenë pjesë e “Vila24” të cilat do të sjellin atmosferën jashtë shtëpisë.

Një sezon i gjatë e plot ritëm po bëhet gati të nisë duke ftuar publikun t’i bashkohet “Vila24” nga 2 shtatori në ekranin e “News24” ora 08:45.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article