Në emisionin “Open” në News24 po debatohet lidhur me atë që po ndodh në Komisionin Hetimor për dy konçensione në shëndetësi, check up dhe sterilizimin. Për dy ditë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur me pranga në duar për të dhënë dëshminë e tij, por duke vendosur kushte, që janë pasur nga debatet PD-PS, pa u dakordësuar mbi mënyrën e dhënies së dëshmisë.
Analisti Dritan Hila tha se komisionet hetimore po përdoren politikisht, madje kanë bllokuar hedhjen e firmave nga punonjësit e administratës. Në një moment të debatit, Hila u shpreh “po varja Beqajt, kush pyet për atë”.
Debati
Kikia: Po ai burri (Ilir Beqja) që po rri me pankarta pas derës duhet të pyetet
Hila: Lere mo varja këtij, kush pyet për atë
Sulo: Po si more varja atij, ai ka përgjegjësi politike dhe penale, ishte ministri.
Hila: Duhet të thirren mjekët, maksimumi Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për ta pyetur në aspektin teknik. Po pse çfarë do të ndodhte sikur të nxirrte ato gjërat ai 30 minuta?
Gjekmarkaj: Nëse në kohën e Sali Berishën një rrugë bëhej me 1 mln dollarë për km, tani bëhet me 20 milionë dollarë për km. Vjedhje të tilla janë përtej fantazisë.
Hila: 60 km janë bërë me 1 miliardë e 200 mln dollarë, dhe kjo ka ndodhur në kohën e Berishës. Iku në 2013 dhe kërkon të vijë sërisht në pushtet 11 vjet pasi ka ikur. Konçensionet e atij tipit që do të vijë në pushtet para 1 viti mbaruan, të gjitha ishin 10 vjeçare.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb