Në emisionin Open në News 24 u diskutua fakti se nëse zgjedhja e Donald Trump si president në SHBA do të ndryshojë peizazhin politik në Shqipëri.
Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj tha se me Trump president, erëra të reja po fryjnë për opozitën shqiptare. Gjekmarkaj u shpreh se Richard Grenell ka deklaruar se “Berisha e Thaçi po vuajnë persekutim politik”. Sipas tij, gjërat me zgjedhjen e Trump do të ndryshojnë.
Ndërsa, analisti Hila deklaroi se Trump është presidenti i Amerikës dhe nuk mund të merret me “non gratën” e Berishës, pasi është çështje e vogël për të.
Diskutimi:
Agron Gjekmarkaj: Richard Grenell ka thënë se Berisha e Thaçi po vuajnë persekutim politik. George Soros dhe i biri ka gjasa që mbështesin Ramën, derisa e takojnë.
Dritan Hila: Grenellin e larguan para kohe si ambasador se nuk bënte për atë punë. Nuk do të merret Trump me non gratën e Sali Berishës, sepse bota është e madhe. Besoj se gjërat janë më të thella sesa një komplot i Ramës me Soros.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb