Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është paraqitur këtë të enjte në SPAK.
Mësohet se Qefalia është thirrur nga SPAK lidhur me dosjen e “21 Janarit”. Ai ishte një prej organizatorëve të kësaj proteste, ku mbetën të vrarë katër qytetarë.
Opozita e kryesuar nga Edi Rama thirri shqiptarët për një demonstratë kundër qeverisë më datë 21 janar 201. Protesta nisi e dhunshme dhe pati goditje mes pjesëmarrësve dhe policisë, ndërsa gjatë pasditës u përdorën edhe armët e zjarrit në drejtim të demonstruesve nga brenda gardhit të kryeministrisë.
Si pasojë, u vranë Faik Myrtaj, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda./vizionplus.tv