28 deputetë firmosën që Bardhi të jetë kreu i grupit, Basha: Nuk merremi me lojëra, PD fokusohet vetëm te problemet e qytetarëve

11 months ago 26
Reklamë

Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa është pyetur nga gazetarët për faktin që 18 deputetë kanë firmosur që Gazment Bardhi të jetë kreu i grupit të PD. Basha nuk pranoi të komentojë, ndërsa tha se PD nuk merret më me këto lojëra, por do të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve.

“Nuk merremi me tallvatë. Nuk merremi me lojërat e vogla për interesa të vogla. PD do të fokusohet te problemet qytetarëve. Për një vite gjysmë PD ka qenë nën sulm dhe është marrë me veten e vet. Ua kam thënë, koha kur merreshim me njëri tjetrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund. Ditë për ditë me njerëzit dhe për njerëzit”, tha Basha.

Read Entire Article