3 të vrarë dhe disa të plagosur në Suedi

1 year ago 20
23:45 28/09/2023

Suedia është shquar gjithmonë si një vend i qetë dhe me nivelet më të ulëta të kriminalitetit në botë. Por duket se ky imazh ka nisur të ndryshojë.

Vetëm gjatë natës së kaluar në të gjithë vendin u regjistruan 3 të vrarë dhe disa të plagosur në incidente të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me konflikte mes bandave kriminale.

Një 18-vjeçar u vra në Stokholm pasi u qëllua me armë. Disa orë më vonë, një person tjetër u vra dhe një u plagos nga të shtënat me armë në një qytezë periferike të kryeqytetit suedez.

Një 20-vjeçare humbi jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të Enjteje nga shpërthim në Upsala, një tjetër qytet jo shumë larg Stokholmit. Hetuesit thanë se bëhej fjalë për një shpërthim që qëllimshëm, por që nuk kishte në shënjestër viktimën.

Për këto raste policia ka shoqëruar 5 të dyshuar. Të vrarët e orëve të fundit e çojnë në 11 numrin e viktimave nga ngjarje të tilla të ndodhura gjatë Shtatorit, që përbën një shifër rekord për këtë vit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article