30 vjeçari që la Anglinë për të punuar në fermën familjare

8 months ago 9

Nëse 90% e të rinjve synojnë të emigrojnë jashtë vendit, ka nga ata të rinj që e kanë lënë emigracionin për të investuar në vendlindjen e tyre. I tillë është edhe rasti i fermerit Admir Topuzi nga fshati Trepçë i Dibrës.

30 vjeçari është kthyer nga emigrimi edhe pasi zotëron dokumentet angleze dhe ka përfunduar arsimin e lartë. Aktualisht ai punon në fermën e familjes së tij e cila mbarështon mbi 20 krerë gjedhë.

Admiri tregoi për gazetarin Enver Doçi se ka patur shitje të prodhimit, qoftë të qumështit e nënprodukteve të tij, qoftë edhe të mishit, por ajo që sipas tij po e dëmton tregun janë taksat dhe konkurrenca e pandershme.

30 vjeçari thotë se të rinjtë nuk duhet të largohen nga vendi, por të bëhen bashkë e të kontribuojnë për ndërtimin e vendit. Nga ana tjetër, fermeri Topuzi shprehet se fondet për bujqësinë nuk shkojnë aty ku duhet dhe kjo u vërtetuar me keqpërdorimin e granteve të BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article