Një 41-vjeçar në Kuçovë ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme.
Shtetasi me iniciale E.B ka mbetur i lënduar pas një konflikti të çastit.
Aktualisht 41-vjeçari ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po kqyr kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Kuçovë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në qytetin e Kuçovës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasi E.B., 41 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe po kqyren kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.