“942 mijë pasagjerë në tetor 2024” ”, Rama jep lajmin e mirë: Aeroporti i Rinasit me rritjen më të madhe në Europë

1 day ago 48

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin se Aeroporti i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë që nga pandemia e koronavirusit.

Rama shkruan se në një vit 3,2 milionë më shumë vizitorë kanë hyrë në territorin shqiptar nga ky aeroport.

“Aeroporti i Tiranës në rritje në qiell (aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia) arriti në 942 mijë pasagjerë në tetor ’24, 47% më shumë nga ’23 Në vit, ne jemi rritur me 3.2 MILION udhëtarë përmes TIA. Zbuloni pse të gjithë flasin për Shqipërinë. Ejani na vizitoni!”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article