A do të bashkëpunoni me opozitën në 2025? Ja ç’thotë Arlind Qori

3 months ago 17

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, në emisionin “Open” në Neës24 ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me të gjitha partitë që në këto 30 vjet kanë vjedhur shqiptarët.

Qori tha se nëse ai do të pranonte të bashkëpunonte me Sali Berishën apo Edi Ramën nuk përjashtonte mundësinë që nesër në rrugë qytetarët ta hidhnin nga shkallët.

“Dikur ftoheshin qelbësirat të bëheshin bashkë, sot u kërkohet qelbësirave dhe njerëzve të ndershëm të bëhen bashkë. Në 2025 mendoj se asnjë parti nuk do të ketë shumicën, pra asnjë parti nuk do të arrijë të marrë 71 mandate. Partia më e fortë do të tentojë të blejë deputetë, le të blejë Edi Rama ca deputetë te Berisha, apo anasjelltas Berisha te Rama, po të duan le të bëjnë një qeverisje të madhe, por në fund të fundit, ne nuk do të bëjmë koalicion me asnjë nga këto të korruptuarit”, tha Qori.

Thirrjet e Berishës për bashkimin e shqiptarëve kundër regjimit, sikundër ish-Kryeministri konsideron, qeverisjen e Edi Ramës, Qori tha se këto thirrje na vijnë nga një personazh që ndodhet në arrest shtëpie, pasi po hetohet për korrupsion.

Ai u shpreh se nuk përjashton bashkëpunimin me partitë e reja, por e kushtëzon: çdo bashkëpunim që të jetë serioz duhet të ketë kushte.

“A jeni seriozë që të luftojmë krimin, oligarkinë dhe kokat e vjetra të politikës? Ne s’mund të luftojmë Ramën, por jo Berishën.

Së dyti janë protestat, lufta në terren. Asnjë subjekt i ri politik nuk na është bashkuar në protesta, nuk kam parë askënd që të protestojë apo të na bashkohet ne në protesta”, tha Qori.

Ai tha se bashkëpunimet i bazon mbi parimet, veçanërisht ato morale, pasi deri më sot ajo që ka ndodhur në politikën shqiptare kanë qenë pazaret, aleancat me synim që të hyjnë në Kuvend.

“Kemi parë aleanca që partitë brenda një koalicioni vidhnin njëri-tjetrin”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article