A do të sigurojë maxhoranca 84 vota për Amnistinë Penale? Sot në Kuvend dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët

8 months ago 5

Marrëveshja me Italinë dhe Amnistia Penale do të shkojnë sot në Kuvend për t’u votuar, ndërsa nuk dihet nëse kjo e fundit do të sigurojë mjaftueshëm votat.

Në një kohë kur maxhorancës i duhen 84 vota për të votuar Amnistinë Penale, dje Basha pohoi se deputetët e grupit të tij nuk do të ishin të pranishëm nëse nuk merreshin në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre. Po ashtu Basha kërkoi dhe lirimin e protestuesve të opozitës që u arrestuan ditën e tubimit nga policia.

Sakaq, këto dy projektligje janë kundërshtuar nga opozita, e cila ka lëshuar dhe akuza në drejtim të qeverisë. Ndërkohë opozita prej disa kohësh nuk ka lejuar që seancat plenare të vijojnë në normalitet, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article