“A do të vish në Antwerp? Po, menjëherë” – Arbnor Muja tregon prapaskenat e bisedave me dy legjendat holandeze për transferimin te gjiganti belg

10 months ago 10

Arbnor Muja vitin e kaluar bëri një hap të madh në karrierën e tij, duke u larguar nga gjiganti kosovar Drita për t’iu bashkuar atij belg Royal Antwerp.

Sulmuesi mitrovicas shkëlqeu në garat evropiane me Dritën dhe pikërisht pas ndeshjes së dytë përballë Antwerpit ai e kuptoi se Drita veç se e kishte arritur marrëveshjen me skuadrën belge për shitjen e tij.

Në një rrëfim ekskluziv për Telegrafin nga Hamburgu i Gjermanisë ku Muja ishte për të luajtur në Ligën e Kampionëve ndaj Shaktar Donetsk, ylli mitrovicas ka kujtuar edhe këtë ngjarje.

Ai tregoi se si filloi të qante në fushë pas eliminimit të Dritës, derisa presidenti i gjilanasve Valon Murseli i tha mos qaj sepse do të transferohesh në Belgjikë.

“Isha i mërzitur dhe duke qarë për eliminimin, derisa presidenti Valon Murseli po më kap për qafe dhe më tha mos qaj se po transferohesh te Antwerpi. Në atë moment u shtanga dhe e pyesja nëse po bënte shaka me mua pasi ai është një tip që bën shumë shaka”, tregon Muja duke qeshur.

“Me tu futur në zhveshtore, vije drejtori sportiv Marc Overmars dhe më pyet nëse do të transferohem në Antwerp. Sigurisht që isha i emocionuar dhe i thash po menjëherë, nesër nisem”, tha ndër të tjera Muja për Telegrafin.

Ai zbuloi edhe prapaskena të tjera në një rrëfim ekskluziv për Telegrafin duke treguar edhe për emocionet që kishte me tu futur në zhveshtore dhe lotët e gëzimit që derdhi. /Telegrafi/ 

Read Entire Article