A duhej të pranohej goli i Newcastle? Pamje të reja shfaqen në internet dhe tifozët e Arsenalit janë të inatosur

11 months ago 24

Një kënd i ri i golit të shënuar nga Newcastle është shfaqur në rrjetet sociale, diçka që ka lënë mjaft të inatosur tifozët e Arsenalit.

“Magpies” arkëtuan tre pikët në St James’ Park duke triumfuar me rezultat minimal 1-0.

Tensioni arriti në kulmin e tij në pjesën e parë, me shumë tifozë që besonin se Bruno Guimaraes duhej të ishte përjashtuar nga loja për shkak të goditjes me bërryl që i dha Jorginhos.

Megjithatë, VAR nuk ishte i interesuar të hidhte një sy, duke lënë të zemëruar tifozët e Arsenalit në pjesën e parë.

VAR më pas doli në qendër të vëmendjes pas golit të Anthony Gordon që i dha epërsinë ekipit të Newcastle.

Goditja e Jacob Murphy dukej se po shkonte jashtë vijave të fushës, por Joe Willock e mbajti në lojë, përpara se të bënte një harkim në drejtim të brazilianit Joelinton.

Nën presionin e Gabriel Magalhaes, topi shkoi tek këmbët e Gordonit, i cili e goditi atë nga një distancë e afërt për ta çuar St James’ Park në ekstazë.

Më pas pasoi një kontroll i gjatë VAR, pasi zyrtarët fillimisht kontrolluan nëse topi ishte brenda vijave, përpara se të kontrollonin nëse kishte një faull ndaj Gabrielit dhe një pozicion jashtë loje të Gordonit.

Pas një pritjeje të gjatë, gjyqtari Stuart Atwell bëri me shenjë për të konfirmuar golin.

Megjithatë, që atëherë është shfaqur një kënd i ri i cili duket se tregon se topi ishte jashtë loje përpara se Willock ta arrinte atë./Telegrafi/

Read Entire Article