A duhet Berisha të jetë në krye të rithemelimit pas masës së arrestit? Si përgjigjet Luçiano Boçi

9 months ago 27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe një nga eksponentët e rëndësishëm të kësaj partie, thotë në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në News 24, u pyet nëse Berisha mund të drejtojë këtë grupim ndërsa është nën masën e arrestit shtëpiak.

“Mendoj se një pyetje nuk duhet të parashtrohet. Jemi para një goditje dhe procesi politik dhe distancomi nga zt.Berisha do të thotë rënia e kauzës. Kjo është përgjigja ime dhe pjesë e sentimentin të çdo qytetari në 33 vite histori në bazë të atyre arritjeve të PD në pushtet dhe të qenit Berisha President dhe Kryeministër.

Unë mendoj se nuk duhet të parashtrohet kjo pyetje. Berisha e ka sqaruar këtë çështje dhe ka thënë që edhe në hënë po të më çojnë do ta drejtoj Partinë Demokratike. Kontakti i tij është magnetik, influenca e tij është shumë e madhe dhe kjo situatë çedon në një far mënyre e kompenson duke reaguar.

Ai shprehet se është kundër ndërprerjes së komunikimit për ish-kryeministrin. “Zt.Berisha e ka respektuar ligjin që në momentin që SPAK kërkoi arrestimin e tij në shtëpi. Në momentin aktual, komunikimi quhet fizik. Zt.Berisha nuk duhet t’i ndërpritet komunikimi pasi i është hequr imuniteti por jo mandati. Këtu duhet të gjendet edhe një mënyrë komunikimi me Parlamentin”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article