A është Mbappe legjendë e PSG-së? Luis Enrique jep mendimin e tij

5 months ago 16

Luis Enrique ka folur për largimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germaini, teksa ylli franez duket se do t’i bashkohet Real Madridit sezonin e ardhshëm.

Të premten, kapiteni i Francës më në fund njoftoi se do të largohej nga Parisi pas shtatë vitesh në fund të sezonit aktual. 25-vjeçari më në fund do të kompletojë transferimin e tij si lojtar i lirë tek Real Madridi.

Një ditë pas njoftimit që bëri Mbappe, Enrique foli rreth largimit të tij. Ai tha fjalë të mëdha për reprezentuesin francez duke e cilësuar atë si legjendë të klubit, ani pse tifozët mbeten të ndarë sa i përket kontributit të tij në klub.

“Ai është i mrekullueshëm si lojtar dhe si person. Ai është një legjendë e klubit, ai ka qenë këtu për shtatë vite kështu që e kuptoj këtë”.

“Për aq sa Kylian është i shqetësuar, këto janë gjëra që ne i kemi ditur për një kohë të gjatë dhe të gjithë e dinë se u bë publike dje, por kjo nuk ndryshon asgjë”, ka thënë fillimisht Enrique.

Enrique gjithashtu zbuloi marrëdhënien që ai e ndan me Mbappen në dhomat e zhveshjes.

“Përkundër faktit që ata deshën të na vendosin përballë njëri-tjetrit, unë mund t’iu them se ai është i mrekullueshëm si lojtar dhe si person. Unë jam i bindur se do të jemi më të fortë sezonin e ardhshëm, pa marrë parasysh se cilët lojtarë do të jenë prezent”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/

Read Entire Article