Gjimshiti pas fitores së Atalantës në transfertë: Ndihem lider

2 hours ago 23

Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, ëhstë absolutisht një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A, i cili konsiderohet një garanci e amdhe në prapavijën e Atalantës.

Pas fitores së sotme të bergamaskëve përballë Venezias, Gjimshiti ka deklaruar se ai ndihet një lider në fushë.

Edhe para se të arrija 150 ndeshje me Atalantën jam ndjerë si lider. Kemi shumë të rinj: mendoj se mund të ndihmoj me përvojën time këtyre djemve, të cilët duhet ta çojnë skuadrën përpara”, ka thënë Gjimshiti për mediat italiane.

Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme, Fiorentina ka mposhtur me rezultatin tenistik 6-0 Leçen në transfertë, ndërsa Napoli ka fituar 1-0 në Empoli. Ismajli ka luajtur si titullar kundër kryesuesve të Serisë A, ndërsa Ramadani ka luajtur 75 minuta në humbjen ndaj Fiorentinës.

Read Entire Article