Uzuni u shënoi dy gola, nuk përmbahet trajneri i Tenerifes: Lojtarëve do u fus gishtin në b***, u kërkoj falje tifozëve

2 hours ago 25

Trajneri i Tenerifes, Pepe Mel, ka shpërthyer pas humbjes 4-0 përballë Grandës së Myrto Uzunit, ku sulmuesi shqiptar realizoi dy gola.

Pas ndeshjes Mel tha se kjo ishte një humbje e turpshme, dhe se futbollistët e tij duhet të zgjohen nga gjumi që mos përsëriten më ndeshje të tilla.

Çdo gjë shkoi gabim, gjëja e vetme pozitive është që ndeshja e radhës është të enjten. Ndaj ne do të kemi një tjetër test, pasi në këtë ne morëm një zero të madhe. Unë dua t’i kërkoj falje njerëzve dhe do të kujdesem që t’u fus gishtin në by*ë lojtarëve në mënyrë që atyre t’u dalë gjumi. Unë u gabova, pasi imazhi që shfaqëm ishte i tmerrshëm dhe unë jam ai që duhet fajësuar. Pjesa e parë ishte e turpshme. Diferenca me Granadan ishte si e një transoqeaniku me një varkë. Unë hodha në fushë çfarë kisha në dispozicion, ndërsa te Granada kishte lojtarë që kishin luajtur për kombëtaret. Ne nuk çojmë dot një lojtar as te U17”, theksoi trajneri i inatosur pas humbjes.

Read Entire Article