A jeni gati për përballjen më të madhe në CS 2?

7 months ago 19

Korporata Rugove ka vazhduar me aktivitete e saj, ku kësaj radhe kanë organizuar një turne të madh në CS:2, me përballjen e madhe mes legjendave që mezi e presin ta shohin fansat e Counter-Strike.

Ujë Rugove së bashku me Federatën Esports Kosova kanë organizuar një turne të madh që do të zhvillohet më 23 dhe 24 mars të këtij viti.

Ideja e turneut është të mblidhen sa më shumë fonde, të cilat do t’i dhurohen Asociacionin Nacional të Autizmit (ANAK) në Kosovë.

Për të mbledhur sa më shumë fonde, Ujë Rugove ka organizuar një përballje titanësh, mes legjendave të Counter-Strike.

Ekipi Juanflatroo kundër Ekipit Xhoci do të ndeshen mes vete me datë 24 mars nga ora 20:00.

E gjithë përballja do të mund të ndiqet në tëitch.tv/xportalesports

Çdo donacion i grumbulluar nga ky turne shkon drejtpërdrejt në mbështetje të ANAK dhe punës së tyre të rëndësishme me fëmijët me autizëm.

Detajet e Bankës:

– Banka Ekonomike: 1401000001748216

– ProCredit Bank: 1180003412000197

– BKT: 1970879220031157

/Telegrafi/

Read Entire Article