A ka nevojë PD për lidership të ri? Gazment Bardhi e pranon: Bëra një betejë dyvjeçare, por rezultoi se…

8 months ago 19

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në “Open” në News 24, tha se në një betejë dyvjeçare kishte luftuar por një lidership të ri të kësaj partie, por koha tregoi se kishte qenë minorancë.

“Kam bërë betejë afërisht dy vite për të kërkuar një lidership të ri brenda Partisë Demokratike, betejë të cilën e kam besuar si rrugën më të mirë për ta forcuar Partinë Demokratike dhe atë betejë e kam humbur.

Ai mendim i imi ishte mendim pakice dhe sa kohë koha kalonte, detyra jonë është të ofrojmë zgjidhje dhe jo të qëndrojmë të ngurtë, kemi gjetur këtë udhë të bashkimit të Partisë Demokratike si premisa e parë nga ku duhet të ndërtojmë Parti Demokratike fituese dhe alternativë qeverisëse”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article