Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim publik nga selia e PL-së u pyet nga gazetarët nëse mendon se SPAK duhet të nisë hetimet për punimet në Tunelin e Llogarasë.
Meta tha me ironi se mbase ky është një krim më intelektual sesa ai i grabitjes pa maska tek inceneratori që nuk ekziston në Tiranë.
“Mbase është një krim më intelektual sesa ky i grabtijes pa maska tek inceneratori që nuk ekziston në Tiranë. Ju lutem, mos ia ulni vlerën denoncimit të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ai tha saktësisht “se i njëjti projekt u shtua fiktivisht pas vizitës që u bë në Turqi me 50 milionë euro”.
Dhe andej nuk erdhi asnjë makineri dhe asnjë pajisje shtesë, por përkundrazi kompania lokale përsëri bëri punën, por në këtë rast si nënkontraktore. Janë 50 milionë euro, është me zë e figurë. Zoti Ahmetaj mund të gabojë në gjëra të tjera, por tek shifrat nuk gabon”, tha Meta.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb