“Pasi të mbushësh 18 vjeç…”/ Si u zbulua abuzimi me të miturën, letrat që i shkruante nga 2021. Dëshmia e motrës zbardh detaje…

2 hours ago 30

Nga Lorena Kodra

Një rast i rëndë abuzimi seksual u zbulua një ditë më parë në një fshati të Qarkut të Korçës, ku një 44-vjeçar, prej 4 vitesh abuzonte me një vajzë të mitur, sot 16 vjeçe. Abuzimet nisën kur vajza ishte 12-vjeçare.

Ngjarja tronditëse u denoncua nga vajza në prani të prindërve, ndërsa monstra 43 vjeç ishte një mik i familjes, që duket se kishte shfrytëzuar pikërisht këtë lidhje për të abuzuar me të miturën.

Balkanweb ka zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë. Detajet rrëfehen nga motra e të miturës, e cila tregon se zbuloi ngjarjen e rëndë në 2021, përmes disa letrave që 43-vjeçari i dërgonte vajzës së mitur.

“Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë”, rrëfen 18-vjeçarja, motra e vajzës së mitur që u abuzua nga monstra 43-vjeçar.

Dhe në vijim të dëshmisë, ajo thekson “ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar”..

Dëshmia e plotë

“Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Nuk është se unë e ruajta kaq gjatë, mendova se thjesht u mbyll, po e shikoja që nuk po takoheshin, nuk po flisnin dhe mendova se ishte mbyllur kjo gjë.

Pastaj, veç një ditë kur më thotë babi “Shiko se më kanë thënë të fshatit”, mendova se është shumë keq gjendja dhe …

Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar. Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur.

Motra ime është shumë keq, të gjithë si familje jemi shumë keq. Ka ardhur psikologu dhe ka folur me motrën dhe ndjehet që ende ka nevojë për atë. Motra nuk më ka thënë asnjë gjë se ku takoheshin, sepse ai i thoshte mos i thuaj askujt. Këtë e kam marrë vesh vetëm tek deklarata që motra ka dhënë para policisë.

Pyetjes nëse ndihen të kërcënuar për jetën nga autori që është ende i lirë, motra e 16 vjeçares përgjigjet:

Unë, mami, babi jo sepse e dimë që policia do ta kapë dhe drejtësia do vihet në vend por motra ime ka shumë frikë. Shikon nga të katërta anët sepse thotë “Kam hall se mos vjen ai.”.

“Unë dhe familja ime nuk shitemi për para sepse prandaj kemi zgjedhur të punojmë këtu e para, dhe e dyta, ku ka zë nuk është pa gjë. Personi në fjalë është i martuar, ka 4 fëmijë, një djalë me gruan e parë që ndodhet në Greqi ndërsa me gruan e dytë ka 3 fëmijë. Ky ishte premtimi që i kishte bërë edhe motrës time, “Pasi të mbushësh 18 vjeç do të të marr e do ikim bashkë.”.

“Të them të vërtetën nuk e di nëse babi e ka çuar ndonjëherë në mend për ata të dy, por ai në syrin tonë nuk shfaqte ndonjë gjë të tillë por kur ishte me motrën i qeshte shumë. Këtë di të them.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article