“Putini zgjoi fort BE-në”, Rama nga Budapesti: Presidenca hungareze e Këshillit të Evropës i ka shtyrë gjërat shumë fort për anëtarësimin 

2 hours ago 23

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë të përbashkët me homologun e tij hungarez Viktor Orban, nga Budapesti aty ku u mbajt takimi i Komunitetit Politik Europian.

Rama nënvizoi se Shqipëria është e vendosur të luftojë çdo ditë për anëtarësimin e saj në BE dhe se ka përparuar dukshëm në këtë drejtim falë mbështetjes nga presidenca hungareze.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në bisedimet për anëtarësim dhe se beson se vendi mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade, së bashku me vendet e tjera të rajonit. “Shqipëria i përket Evropës padyshim,” tha Rama, duke shtuar se kjo rrugë ka marrë një shtysë të fortë nga presidenca hungareze, e cila ka kontribuar në përshpejtimin e procesit të integrimit.

Në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, Rama e theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve të rajonit. Ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të jetë i bashkuar me BE-në dhe të bëhet i padepërtueshëm ndaj influencave të jashtme malinje. “Derisa shumë vite më parë një bashkëbisedim me BE-në ishte i paimagjinueshëm, sot kemi arritur të bëjmë hapa të mëdhenj përpara,” shtoi ai.

Një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë përparim, sipas Ramës, është përshpejtimi i politikave evropiane për të përballuar kërcënimet e jashtme, sidomos ndikimin e Rusisë. “Një nga arsyet që ka shtuar urgjencën për këtë bashkëpunim është Vladimir Putini, i cili ka zgjuar BE-në,” tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article