Spiropali priti Sekretarin e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi: Shqipëria, rol aktiv në bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon

2 hours ago 24

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, PABSEC, Asaf Hajiyev.

Në takim ishin të pranishëm edhe Kryetari i delegacionit të Kuvendit në këtë organizatë, Petro Koçi, dhe anëtarët Pranvera Resulaj dhe Paulin Sterkaj.

Kryetarja Spiropali dhe Sekretari i Përgjithshëm Hajiyev diskutuan mbi bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe PABSEC, Presidencën e sukseshme të Kuvendit në këtë organizatë gjatë periudhës nëntor 2023-qershor 2024, kontributin për eficencën dhe efektivitetin e veprimtarisë së PABSEC, lehtësimin e dialogut, bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe rritjen e bashkëpunimit të PABSEC me Bashkimin Europian.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article