Mban 102 kontejnerët me mbetje, ankorohet nesër në Durrës anija “Moliva”, çfarë do të ndodhë me lëndët e rrezikshme

3 hours ago 18

Anija Moliva me 102 kontejnerë pritet te hyje nesër në mëngjes në portin e Durrësit.

Parashikohet që nesër rreth orës 8:00 të mëngjesit të kryhet ankorimi i anijes “Moliva” si dhe të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve në kalatë dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet. Vendimi eshte mare pas një mbledhje te autoritetit portal me policinë te zhvilluar sot.

Sipas disa burimeve nga porti dhe kapiteneria ” është parashikuar qe 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme do transportohen në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit.

Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me marrjen e kampionëve nga secili kontejner dhe dërgimin e tyre në një laborator të specializuar.

Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor. Prej më shumë se 10 ditësh anija ndodhet në radën e portit.

Kapiteneria e Portit e kontaktuar nga News24 pohoi se janë be dijeni të vendimit të marrë por po presin shkresën zyrtare nga Autoriteti Portual me email për të vendosur hyrjen e anijes në Portin e Durrësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article