Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të njerkës, flet babai i 29-vjeçarit: Bashkëjetuesja e akuzon djalin sepse u konfliktua me mua. Më kërcënoi se…

9 months ago 25

Gjykata e Korçës ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg për Kledi Tirollarin 29-vjeçarin i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur.

Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës pak ditë më parë ndërsa ka qenë 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe babai i 29-vjeçarit.

Ai pretendon se abuzimi nuk ika ndodhur dhe se denoncimi ka ardhur si hakmarrje nga bashkëjetuesja e tij pas një konflikti në çift.

“Nuk është e vërtetë. E akuzoi për arsye se u zu me mua. U konfliktua me mua dhe akuzoi djalin. Djali kishte shtëpi më vete. Ne kishim një dhomë veç. Bashkëjetuesja u zu me mua dhe tha do ju fus të gjithëve në burg”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article