Temperatura -10 gradë për disa ditë, hera e parë në 7 dekada
Pas rekordeve të të nxehtit këtë vit, Pekini, ashtu si e gjithë Kina po përjeton këtë vit një tjetër mot ekstrem. Ky Dhjetor duket më i ftohti në më shumë se 7 dekadat e fundit. Zyrtarët vendas thanë se temperaturat ranë disa herë nën minus 10 gradë Celsius gjatë këtij muaji, një rast unik që prej vitit 1951 kur nisën të regjistrohen temperaturat në Kinë.
Sipas përllogaritjeve, për të parën herë në kryeqytetin e Kinës janë regjistruar mbi 300 orë temperatura të acarta në një hark kohor prej 2 javësh. Acari ka mbërthyer thuajse gjithë vendin, duke izoluar dhjetëra qytete, ku janë mbyllur shkollat e ku ka probleme në furnizimin me energji dhe lëndë për ngrohje.
Acari ka goditur edhe vendet fqinje, si Japonia e Koreja e Jugut. Në ishullin verior japonez të Hokaidos, niveli i dëborës ka arritur në një metër, një sasi krejt e pazakontë. Reshje të dendura dëbore edhe në Korenë e Jugut. Shkencëtarët ende kanë pikëpyetje me këto zhvillime, nëse bëhet fjalë për çrregullime të shkaktuara nga ngrohja globale.
Tv Klan
Të ngjashme